Home » Antigona by Sófocles
Antigona Sófocles

Antigona

Sófocles

Published 2008
ISBN :
Paperback
104 pages
Enter the sum

 About the Book 

Është tragjedia e tretë në vazhdimësi kohore, me temë nga cikli mitologjik teban. Ajo nis aty ku mbaron vepra e Eskilit Të shtatët kundër Tebës. Mbas vrasjes së dy vëllezërve Eteoklit dhe Polinikut në dyluftim me njëri-tjetrin, në Tebë bëhet mbretMoreËshtë tragjedia e tretë në vazhdimësi kohore, me temë nga cikli mitologjik teban. Ajo nis aty ku mbaron vepra e Eskilit Të shtatët kundër Tebës. Mbas vrasjes së dy vëllezërve Eteoklit dhe Polinikut në dyluftim me njëri-tjetrin, në Tebë bëhet mbret Kreonti. Ky jep urdhër që Poliniku dhe të tjerët që luftuan kundër atdheut, të mos varrosen, këtu zë fill konfliki ndërmjet Antigonës që mbron ligjet e pashkruara të ndërgjegjjes, të lidhjes së gjakut me të vëllanë, dhe Kreontit, që mbron ligjet e shkruara të shtetit. Urdhërit të Kreontit se do të dënojë me vdekje cilindo që do të guxojë të varrosë Polinikun e shpallur tradhtar, i kundërvihet Antigona, e cila, pa marrë parasysh asgjë, e varros të vëllanë. Kreonti, duke mbajtur në duar trupin e djalit të tij të vrarë, dhe dërrmuar shprtërisht e në valën e dëshpërimit, i lutet vdekjes ta marrë.Për të kuptuar rëndësinë e konfliktit në tragjedinë Antigona, duhet pasur parasysh mendësia e botës së lashtë, për të cilën të varrosje të vdekurin ishte një detyrë e shenjtë fetare, përndryshe shpirti i tij do të endej poshtë e lart pa gjetur kurrë prehje. Moment tjetër në këtë çështje është detyra familjare, dashuria e motrës për të vellanë.Por edhe Kreonti si sundimtar ka të drejtë të kërkojë nga qytetarët të nderohen dhe të ruhen rregullat dhe ligjet e shtetit. Nga ky këndvështrim e dënon tradhëtinë ndaj atdheut. Jo rrallë kori në tragjedi e qorton Antigonën për vendimin që ka marrë, por më shumë dënon Kreontin. Hemoni i thotë të atit se populli mban anën e Antigonës. Kreonti i përgjigjet të birit me kryeneçësi: Mos vallë populli kërkon/ të më imponojë vullnetin?. Sofokliu në këto fjalë shikon te Kreonti një mbret autokrat dhe tiran, një sundimtar arrogant që shkel me këmbë mendimet dhe ndjenjat e shenjta të qyetetarëve. Kreonti nuk është sundimtari që i përgjigjet frymës demokratike të epokës kur jetoi poeti.Sofokliu është për ruajtjen dhe nderimin e ligjeve të shkruara shtetërore, por në atë kufi sa të mos cënojnë ligjet e pashkruara morale e zakonore, të rrënjosura thellë që së lashti në ndërgjegjen e njerëzve.